Al-Hilal ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e tyre në udhëtim te Al-Taawon në kuadër të javës së dytë në Superligën e Arabisë Saudite.
Goli i dytë dhe i fitores për Al-Hilal u shënua nga ish-sulmuesi i njohur i Portos, Moussa Marega.
E veçanta e gjithë këtij lajmi dhe goli ishte festa me shqiponjën dy krenare të bërë nga sulmuesi afrikan.
Megjithatë, Marega ka reaguar shpejt me anë të rrjeteve sociale dhe ka zbuluar arsyen e kësaj feste.
Marega ka shkruar në profilin e tij privat se festa me shqiponjë i dedikohet një mikut të tij shqiptar me emrin Ari.
Ari tashmë nuk jeton dhe Marega është përkujdesur ta kujtoj mikun e tij, duke shkruar gjithashtu “pusho në paqe”.
Pour toi Ari, repose en paix 🦅🙏🏿🇦🇱
— Moussa Marega (@marega91) August 20, 2021