Mourinhon e viziton në hotel një ‘armik’ i moçëm

Chelsea sonte përballet me Paris Saint Germanin, ndërsa në orët e mëngjesit, skuadrën londineze e ka vizituar Sir Alex Ferguson.

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, që dikur rivalizonte Jose Mourinhon është takuar me portugezin, të cilit i ka uruar suksese në përballjen e sotme, shkruan Daily Mail.

Ferguson dhe Mourinho gjithnjë kishin marrëdhënie të mira, përkundër rivalitetit. (Gazeta Olle)