Mourinho zvogëlon Ronaldon dhe Messin

Jose Mourinho befasohet se sa të dashur janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke marrë parasysh se ata “nuk shpëtojnë jetë”.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se befasohet se sa të dashur janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke marrë parasysh se ata “nuk shpëtojnë jetë”.

Strategu portugez është një prej figuravë më të njohura të sportit por dyshon nëse sporti është më i rëndësishëm se disa sfera tjera të jetës.

“Në Portugali thonë se mund t’i ndryshoni të gjitha përveç nënës dhe klubit të futbollit. E kuptoj fuqinë e futbollit, por si mundet një futbollist të hyj në mesin e 100 personave më me ndikim në botë nga magazina Forbes?”, tha Mourinho për “Daily Telegraph”.

Ronaldo është i 30-ti kurse Messi i 45-ti, dhe Mourinhoi shtoi: “Është absurde, ata nuk shpëtojnë jetë”.