Mourinho zgjedh formacionin më të mirë që ka drejtuar

Trajneri portugez ka ideuar formacionin më të mirë të lojtarëve që ka drejtuar. Numri një i Celsit ka zgjedhur lojtarë mes skuadrave të Chelseas, Interit dhe Realit duke krijuar një formacion vërtet shumë të fortë.

Ai madje ka treguar edhe faktin se është përmirësuar shumë. “Shoh gjithmonë punën time dhe mundohem të përmirësohem. Mendoj se kam bërë dicka të mirë. Vetëm dicka nuk mund ta ndryshoj kurrë. Nuk do të jem kurrë hipokrit me median”, tha Mourinho. Për të vazhduar tek formacioni që ai ka zgjedhur, ka vetëm një lojtar të Interit në formacionin bazë dhe ai është Havier Zaneti.

Në portë janë Cech, pastaj në mbrojtje Gallas, Terry, Ricardo Carvalho dhe Zanetti. Në mesfushë Lampard, Makelele, Ozil dhe Hazard, ndërkohë në sulm Drogba dhe Ronaldo. Ka vetëm një vend në bankinë për lojtarët si Hulio Cezar, Sneider dhe Eto’o.