Mourinho zbulon trajnerin e vetëm në botë që mund të jetë i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion

Ka mbetur edhe më pak se një javë që të mbyllet afati kalimtar në Itali, ku klubet janë të zëna duke punuar për të rregulluar ekipet e tyre, dhe situata nuk është e ndryshme as te Roma.

Trajneri Jose Mourinho, komentoi aktivitetin e klubit në afatin kalimtar, ku u pyet edhe për ardhjen e një mesfushori.

Kur them se çdo gjë mund të ndodhë, e kam fjalën se edhe mbërritjet edhe largimet janë të mundshme. Në rastin tonë, largimet janë më të mundshme”.

Ai u pyet gjithashtu nëse ishte i kënaqur me lojtarët që ka në skuadër.

“A njihni ndonjë trajner që është i kënaqur me ekipit të tij? Ndoshta Pochettino, askush tjetër”, ka thënë me shaka Mourinho, duke aluduar në ekipin plot yje që e udhëheq argjentinasi në Paris Saint-Germain.

PSG solli shumë lojtarë në këtë afat kalimtar si Lionel Messi, Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Georginio Wijnaldum.

Këtë numër mund ta bartë Mbappe në Real Madrid

Futbollisti i Dritës ftohet nga Kombëtarja A e Liberisë