Mourinho vendos për të ardhmen

Pavarësisht se u eliminua nga Liga e Kampionëve, Jose Mourinho ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re katër vjeçare me Chelsean. Kështu shkruan Daily Express në Angli.

Trajneri portugez ka edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tanishme. Pronari Roman Abramovich dëshiron ta blindojë Mourinhon, me të cilin është afër të fitojë Premierligën këtë sezon. (Gazeta Olle)