Mourinho tregon favoritët për Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho këmbëngul se Real Madrid dhe Bayern Munich nuk janë të preferuarat e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon .

Chelsea do të jenë përballë Paris Saint-Germain për herë të dytë radhazi brenda dy viteve. Sipas trajneri portugez të 16 ekipe aktualisht nuk duhet të përjashtohen nga kjo garë.

“Unë nuk pajtohem fare se ata janë favoritë, sepse Liga e Kampionëve gjithmonë ka hapësirë ​​për surpriza”, u tha ai gazetarëve.

“Ju shikoni nëpër dekadën e fundit dhe do të shohim ekipet që kanë fituat ose presin për ta fituar këtë garë. Në të gjitha ndeshjet gjasat janë 50-50”.

“Janë tri apo katër ekipe që njerëzit i presin. Unë me të vërtetë nuk e di se kushë është favoritë për të kaluar në fazën e ardhshme. Për momentin ka 16 kandidatë për mua”, përfundoi Mourinhi, transmeton ‘Gazeta olle’.