Mourinho: “Tifozët nuk shënojnë gola”

Chelsea është mysafir i Stoke Cityt në kuadër të takimeve të fundjavës në Premierligën angleze. Në konferencën që po zhvillohet para këtij takimi, portugezi është pyetur nëse skuadra e tij do të jetë në disavantazh për shkak të tifozëve të zhurmshëm të Stoke Cityt.

“Ne shkojmë për të luajtur, ne shkojmë për të fituar, njerëzit në tribuna mund të luajnë një rol, por ata nuk mund të shënojnë gola”, deklaroi Mourinho.

Sa i përket gjendjes së lojtarëve, ai tha se vetëm Diego Costa është i lënduar dhe nuk mund të luajë. (Gazeta Olle)