Mourinho tallet përsëri me Wengerin

Rikthehet lufta Mourinho-Wenger, me trajnerin portugez që sulmon përsëri teknikun francez për dështimet e viteve të fundit. Trajneri i Chelseat ka thënë në një emision televiziv se Arsene Wenger ka një punë ëndrrash te Arsenali, sepse i lejohen edhe dështimet e njëpasnjëshme, transmeton Gazetaolle.com.

“Ai ka një punë ëndrrash. I lejohet ta ndërtoj skuadrën çdo vit dhe të pres e të pres, e të pres dhe të pres. Me ata lojtarë që ka në ekip, Arsenal duhet të luajë më mirë. Ata duhet të jenë në krye bashkë me Chelsean”, ka deklaruar Jose Mourinho.

Rivalët londinez janë përplasur shpesh gjatë viteve të fundit, me situatën që ka eskaluar totalisht në derbin e fundit Chelsea-Arsenal, ku i paevitueshëm ka qenë edhe kontakti fizik ndërmjet tyre.