Mourinho sqaron situatën e djeshme: Isha i pasjellshëm me një idiot

Tottenham dje është befasuar nga Southemptoni duke u mposhtur me rezultatin 1-0 në kuadër të Premierligës angleze.

Por, vëmendja pas ndeshjes ishte e rezervuar për trajnerin e Tottenhamit, Jose Mourinho, përcjellë Gazeta Olle.

Portugezi, u pa duke shikuar taktikat e njërit prej asistentëve të stafit të ekipit kundërshtar, e ku më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor.

“E meritova kartonin e verdhë pasi u tregova i pasjellshëm. Por isha i pasjellshëm me një idiot, megjithatë e pranoj kartonin. Çfarë i thashë? Nuk e tregoj, praktikisht fola keq me të”, ishte shpjegimi i vetëm i trajnerit portugez në reagimin epik që pakkush priste.

Tutje, portugezi tha se pas kësaj ata shkëmbyen disa fjalë e që gjithçka mbaroi me atë.