Mourinho po kërkohet me ngulm nga Federata e Futbollit e Brazilit

Jose Mourinho mund të bëhet selektor i Brazilit pasi mendon se Carlo Ancelotti është njeriu i duhur për ta udhëhequr edhe më tutje Real Madridin.

“Unë mendoj se vetëm një i çmendur do të largohej nga Reali kur ai është ende i kërkuar. Jam i sigurt se shenjat e para nga Florentino Perez janë se Carlo do të mbetet, sepse ai është perfekt për Realin dhe Reali është perfekt për të”, ka thënë Mourinho për “Rai”.

Ai ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite gjatë verës, ndërsa është kandidat për ta drejtuar Brazilin. Mourinho po kërkohet me ngulm nga Federata e Futbollit e Brazilit. Por, ai ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë ofertën e Brazilit.

 

Van Basteni: Goli i anuluar i Amir Rrahmanit është për të qarë, nuk është e drejtë

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës organizoi garë të përbashkët me Shqipërinë