Mourinho po e ndërton Romën e frikshme, një super skuadër do të udhëhiqet nga ‘Special One’

Triumfi në Conference League dhe firma me Paulo Dybalën ka rritur vetëdijen që Roma mund të synojë titullin kampion që këtë sezon, ndaj drejtori sportiv Pinto dhe trajneri Jose Mourinho po shtyjnë për dy përforcime të tjera të bujshme.

I pari është mesfushori holandez Georgino Wijnaldum, i mbetur i izoluar te PSG-ja dhe për të verdhekuqtë punojnë prej ditësh, që ta marrin në huazim me të drejtë blerjeje.

Palët duan ta mbyllin transferimin brenda kësaj jave, teksa Wijnaldum jo vetëm që do të plotësonte repartin, por do t’i shtonte mesfushës cilësi, eksperiencë dhe mentalitet kampioni, duke qenë se ka fituar jo pak në karrierën e tij.

Ndërkohë së fundi verdhekuqtë kanë intensifikuar kontaktet edhe me Andrea Belottin, sulmues italian që është pa skuadër, pasi refuzoi të rinovojë kontratën me Torinon.

Belotti është kontaktuar personalisht nga Mourinho, që synon ta bindë të transferohet në Romë dhe po vlerëson me përparësi ofertën, teksa në 48 orët e ardhshme mund të vijë edhe firma e shumëpritur.

Me sulmuesin italian, Mourinho mund të provojë rikthimin te skema e tij e preferuar 4-2-3-1, ku Belotti do të pozicionohej në majë të sulmit, i mbështetur nga Dybala, Abraham e Zaniolo./SS/

Zyrtare: Kur të gjithë po mendonin pensionimin e tij, Fernando Alonso nënshkruan kontratë me Aston Martin

Arbër Zeneli shënon gol fantastik, i gatshëm të ‘shpërthejë’ në edicionin e ri