Mourinho po e kërkon bashkëlojtarin e Canës

 

Mourinho kërkon aty ku pak kush e pret. Sipas mediave në Angli, Chelsea është duke u interesuar për mesfushorin sulmues të Lazios, Felipe Anderson, për afatin kalimtar të verës.

Anderson po përjeton formë të mirë në Seria A. Ai po kërkohet edhe nga Manchester United. Braziliani shënoi së fundi dy gola në fitoren 2:0 ndaj Veronas në fundjavë.

Anderson është bashkëlojtar i Lorik Canës e Etrit Berishës. (Gazeta Olle)