Mourinho: Përjashtim absurd, Fletcher ishte më agresiv

Jose Mourinho e ka konsideruar kartonin e kuq që e mori Cesc Fabregas ndaj West Bromwich Albionit, si maksimalisht absurd.

“Tri ndeshje dënim për këtë? Oh Jezu Krisht. Unë nuk e kuptoj këtë karton të kuq, është shumë absurd. Mendojë që Fletcher ishte më agresiv, sepse e shtyu Fabregasin në krah. SIpas meje, një gjyqtar i madh, me personalitet dhe stabil, duhet të shkojë te futbollisti, t’ia thotë dy-tri fjalë dhe ta përfundojë këtë çështje. Ishte një përjashtim i padrejtë”, tha Mourinho.

Ndryshe, Fabregas u ndëshkua me karton të kuq sepse e goditi me top në kokë njërin prej futbollistëve vendës, derisa loja ishte e ndalur. /Gazeta Olle