“Mourinho nuk e lejon Petr Cechun të kalojë në Arsenal”

Ish portieri i Manchester Unitedit dhe Chelseas, Mark Bosnich, beson se ka pak gjasa që Jose Mourinho të lejojë kalimin e Petr Cechut në Arsenal këtë verë.

“Ju nuk mund të fitoni gjithçka pa e pasur portierin e mirë, dhe këtë e dinë mirë Arsene Wenger, por nuk mendoj se Mourinho do të lejojë shitjen e Cechut në Arsenal”, ka thënë Bosnich për ‘talkSPORT’.

Cech është portier i Chelseat prej 11 vitesh, derisa këtë sezon ka humbur vendin e titullarit. (Gazeta Olle)