Mourinho minimizon PSG-në

Konferencat e Jose Mourinhos në prag të një ndeshje të rëndësishme janë gjthmonë speciale, ashtu si dhe i vetë shpalluri “Special one”, që në prag të ndeshjes së kthimit me PSG për 1/8 e Champions League për të larguar presionin nga e ekipi e quan sfidën e kësaj mbrëmjeje si një ndeshje normale.

Për mua nuk është një sfidë e veçantë. Në këtë turne luajnë lojtarë shumë të mirë dhe skuadra shumë të mira, por tashmë ne e luajmë këtë kompeticion çdo vit. Unë drejtoj në Champions prej shumë vitesh, kam drejtuar rreth 130 ndeshje deri tani kështu që nuk mund ta konsiderohej një mbrëmje të veçantë. Është thjesht një tjetër mbrëmje, nuk ka ndonjë ndryshim pavarësisht se pa më të voglin dyshim në këtë turne e theksoj luajnë lojtarët më të mirë”.

Sfida e parë u mbyll në barazim 1:1, me PSG që megjithatë e dominoi lojën, të paktën sipas gazetarëve por jo sipas Mourinhos.

“Gjithçka varet nga koncepti juaj për futbollin. Çfarë është të dominosh? Nëse e quajmë dominim krijimin e mundësive për gol, sigurisht Parisi krijoi më shumë se ne. Nëse më pas quajmë dominim prishjen e lojës së kundërshtarit dhe kryerjen e faullave të shumtë, sërish Parisi ishte dominues. Nëse dominim quajmë mbajtjen e topit prapë ata ishin dominues. Pra unë mendoj se ata dominuan në çdo aspekt, përveçse në rezultat. Shpresoj që ata të dominojnë dhe në ndeshjen e kthimit”.

Në fund, pa bërë asnjë koment për rezultatin që ai pret, Mourinho e mbylli konferencën për shtyp duke i kërkuar gazetarëve që të mos e pyesin për akuzat e Blanc ndaj Diego Costës, që është një futbollist provokues, pasi sipas portugezit mendimet e Blanc nuk janë një problem i tiji.