Mourinho: Mendova që Terry ishte i mbaruar

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka thënë që kur ka ardhur te Chelsea në vitin 2013, ka menduar që John Terry është një futbollist i mbaruar.

“Nuk mendoja që Terry mund të japë shumë. Mendoja që ai ishte i mbaruar sepse vinte pas një periudhe jo të mirë. Kishte dy vite që nuk i zhvillonte ndeshjet radhazi”, theksoi Mourinho.

“Mirëpo, ne biseduam dhe ai më tha që e kërkon një rast për të treguar se e meriton të jetë pjesë e skuadrës. I thashë ‘ok’ dhe shikoni çfarë forme ka treguar. Ka qenë thjesht fantastik”, shtoi trajneri portugez. /Gazeta Olle