Mourinho mendon për të ardhmen

Jose Mourinho ka thënë se ai po e ndërton një skuadër për 10 vitet e ardhshme.

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se ai është duke ndërtuar një skuadër të fortë, e cila do të jetë në gjendje që të garoj për krejt titujt në 10 vitet e ardhshme.

Ai po ashtu ka thënë se e ardhmja e klubit është më e rëndësishme se e tij dhe lojtarëve.

“Ne jemi duke ndërtuar një skuadër për një kohë të gjatë, për 10 vitet e ardhshme. Ky është objektivi. E ardhmja e Chelseat është më e rëndësishmja”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu pati fjalë të mëdha edhe për presidentin e skuadrës, Roman Abramovich.

“Ai është i mirë për Chelsean, për futbollin anglez dhe për futbollin evropian. Chelsea për shkak të tij është bërë skuadër e fortë, një nga më të mirat në vend dhe në Evropë”.

Chelsea sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër skuadrës QPR.