Mourinho mbron lojtarët e tij

Jose Mourinho ka mbrojtur lojtarët e tij pas sulmeve të shumta mediatike, sipas të cilave, lojtarët e tij i bënë presion gjyqtarit për ta ndëshkuar me kartonin e kuq Zlatan Ibrahimoviqin.

“Nëse lojtarët e mijë e rrethojnë gjyqtarin, ne mejnëherë akuzohemi. Ne menjëherë duhet ta paguajmë këtë gjobë, nëse veprojmë kështu. Në këtë moment ne kemi tetë muaj të garës së Ligës së Kampionëve, dhe këtë e paguam një herë”, deklaroi Mourinho para gazetarëve.

Ai po ashtu u ankua se edhe në Premierligë, skuadra e tij është më e ndëshkuara nga gjyqtarët. (Gazeta Olle)