Mourinho mbron Fabregasin prej tifozëve

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho i është përgjigjur tifozëve të skuadrës së tij të cilët janë duke e kritikuar Fabregasin, duke thënë se spanjolli ishte i shkëlqyer.

Mourinho ka thënë se Fabregas ishte i shkëlqyer, edhe pse ka ulur numrin e asisteve në pjesën e dytë të këtij sezoni.

“Kur disa njerëz shkruajnë se Fabregas ka ulur nivelin e tij sepse ka ulur numrin e asisteve nuk është gjë e njëjtë, numrat e asistimeve nuk janë ndoshta të njëjtë sepse lojtari që ka asistuar ai nuk ka shënuar gol”.

“Unë mendoj se ai është duke luajtur në mënyrë të shkëlqyer për neve. Unë kurrë nuk kam dyshuar në rëndësinë që ka ai për këtë skuadër”, përfundoi portugezi.