Mourinho mban premtimin dhe blen këpucë në vlerë prej 800 eurosh për Afena-Gyan

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka mbajtur premtimin dhe i ka blerë këpucë të reja talentit Felix Afena-Gyan.

18-vjeçari ua siguroi fitoren Giallorossëve në takimin e të dielës ndaj Genoas duke u inkuadruar në minutën e 75-të dhe duke realizuar dy herë.

Në intervistën pas ndeshjes, strategu portugez deklaroi se i kishte premtuar këpucë të reja lojtarit në rast se do të shënonte ndaj Grifone.

“Kisha premtuar se do t’ia blija Felixit këpucët që i pëlqenin, e që janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, ashtu që ai mu afrua dhe më tha të mos harroja!”, ishin fjalët e trajnerit për DAZN.

Por, Afena-Gyan jo vetëm që shënoi, por edhe u tregua vendimtar për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Dhe Mourinho e ka mbajtur premtimin. Ia ka blerë këpucët e reja dhe ia ka dorëzuar, siç shihet në videon e mëposhtme.

Afena-Gyan pasi vjen nga Primavera ka pagë të ulët pasi paguhet diku rreth 3 mijë euro neto në muaj.

Foto të veçanta, kur Broja “ëndërronte” të bëhej futbollist

Jorge Mendes i propozon Manchester Unitedin trajnerin e ri