Mourinho komenton përballjen me Shkëndijën e Tetovës

Shkëndija e Tetovës ka mposhtur mbrëmë Botosanin e Rumanisë, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Skuadra shqiptare në këtë raund do të përballet me gjigantin anglez, Tottenham Hotspurs.

Trajneri i Tottenhamit, i mirënjohuri Jose Mourinho, ka komentuar përballjen, e cila do të luhet në Shkup.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën, por e di se na pret një periudhë e analizës. Në në një anë, është ndeshje e njëjtë me atë në Plovdiv. Do të jetë rrezik në Maqedoni, sepse në këtë fazë do të luhet vetëm një ndeshje dhe gjithëmonë ekziston rreziku. Të luash dy ndeshje e ke gjithmonë mundësinë e rikthimit të rezultatit”, tha Mourinho, raporton Gazeta Olle.

Tottenhami eliminoi Lokomotivën e Plovdivit.

Takimi me Shkëndijën luhet më 24 shtator 2020.