Mourinho ka një lajm për Terryn

Jose Mourinho garanton se John Terryt do t’i ofrohen një kontratë e re për të qëndruar në Chelsea edhe sezonin e ardhshëm.
Kapitenit i Chelseas, do t’i përfundoj kontrata në fund të sezonit. Ai ka ende kohë për të rënë dakord për një zgjatje që është edhe dëshira e tij.

Terry ka qenë vendimtar për Chelsean dhe kjo mjafton për Mourinhon, i cili nuk dëshiron ta humb kapitnein sikurse që bëri me Frank Lampardin që nuk iu ofruar një marrëveshje të re dhe përfundoi në huazim te Manchester City nga New York City.
Portugezi ka garantuar se Terry do të jetë këtu edhe një sezon. “Terry është duke shkuar rrugës për të marrë kontratën e tij të re” u tha gazetarëve portugezi. “Ajo që unë mund të garantoj është se John Terry do të jetë një lojtar i Chelseas edhe sezonin e ardhshëm. Unë mund tua garantoj këtë”.

I pyetur nëse do të jetë e vështirë që kapiteni i tij të zëvendësohet, Mourinho u përgjigj: “Çdo njëri prej këtyre djemëve të mëdhenjë do të jetë e vështirëe për tu zëvendësuar, por në të njëjtën kohë, nëse ju e keni atë lojtarë të rëndësishëm këtu, ju duhet të filloni të mendoni. Kjo është mënyra më e mirë për mirë në këto gjëra”.