Mourinho jep detajet dhe datën e rikthimit të Kumbullës

Marash Kumbulla ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në pranverë të këtij viti ndaj Milanit dhe ka rinisur stërvitjen me grupin te skuadra e Romës.

Mbrojtësi shqiptar i verdhekuqve po shton ngarkesën gradualisht, teksa rikthimin në fushë është shumë pranë për të.

Detajet i ka dhënë vetë trajneri i Romës, Jose Mourinho, në prag të ndeshjes ndaj Fiorentinës, duke dhënë edhe datën e rikthimit në fushë të mbrojtësit shqiptar.

“Kumbulla ka lënë pas dëmtimin dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën. Nuk e rrezikuam ndaj Fiorentinës, pasi vjen nga një ndërprerje e gjatë dhe duam të rikuperohet sa më mirë. Besoj se mund të luajë 10-15 minuta ndaj Napolit, nëse do ta kemi të nevojshme, megjithatë në sfidën pasardhëse ndaj Juventusit do të ketë patjetër hapësira”, u shpreh Mourinho.

Roma do të presë Napolin mbrëmjen e 23 dhjetorit në “Olimpico” dhe më pas një javë më vonë do të luajë ndaj Juventusit në transfertë, në sfidën e fundit të vitit. /Gazeta Olle/

Blendi Idrizi realizon gol vendimtar për fitoren e madhe të Schalke 04 (Video)

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League