Mourinho: Ja pse Lampard s’e fitoi kurrë Topin e Artë

Jose Mourinho është rikthyer për të komentuar mbi ish-futbollistin e Chelseat, Frank Lampard. Trajneri portugez e shpreh mendimin se pse mesfushori anglez nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë.

“Unë jam i befasuar që ai shkoi te Manchester City, gjithsesi ajo ka qenë zgjedhja e tij. Frank është njëri ndër lojtarët më të mirë që e kam trajnuar. Ai nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë sepse Chelsea nuk ka pasur imazh të fuqishëm në të kaluarën”, ka deklaruar ai.