Të dielën Chelsea do të luajë ndeshjen e fundit në Premierligë me Sunderlandin, ndërsa ‘të kaltërve’ do t’iu dorëzohet trofeu i kampionit dhe medaljen.
Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, tregoi se medaljen do t’ia dhurojë një personi të veçantë për të.
Ai bëri të ditur se medaljen do t’ia japë djalit të tij 15-vjeçar.
Në vitin 2006, ai medaljen ua kishte hedhur tifozëve në stadium, kur u bënë kampion. Kur u pyet sërish sot nëse do ta bëjë të njëjtin gjest, ai tha se këtë herë do t’ia japë atë djalit të tij. (Gazeta Olle)