Mourinho i hakmerret keq Contes, ia merr futbollistin kryesor (FOTO)

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë e afrimit në Old Trafford të yllit të Monaco, Fabinho, gjatë kësaj merkato vere.

Mourinho synon të përforcojë skuadrën me një mesfushor shkatërrues, dhe është aluduar shumë për mundësinë e blerjes së futbollistit të përfaqësueses së Brazilit.

Por, sipas “Manchester Evening News”, kuptohet se ai nuk do të ushtrojë presion për një marrëveshje me Fabinho, dhe mund të bëjë ndonjë lëvizje për mesfushorin e Chelseas, Nemanja Matic, ose për yllin e Tottenham, Eric Dier.

Fabinho bëri një performancë të jashtëzakonshme me kampionët e Francës, Monaco, gjatë sezonit të fundit dhe tashmë është një prej futbollistëve më të kërkuar në Europë.

Rezultate imazhesh për mourinho nemanja matic

Ai parashikohet të jetë një prej yjeve që do të largohet nga Leonardo Jardim, bashkë me Bernardo Silva, Benjamin Mendy, Tiemoue Bakayoko dhe Kylian Mbappe.

Por, burimet nga klubi i “Djajve të Kuq” insistojnë se klubi i Manchester United nuk është në garë për 23-vjeçarin, pasi Mourinho synon një trashëgimtar afatgjatë të Michael Carrick. Pavarësisht faktit se menaxhohet nga agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, Fabinho nuk shihet si një prej katër blerjeve për të cilat Ed Woodward është ngarkuar me përgjegjësi për të realizuar.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i United, po punon me një listë dëshirash që përfshin një qendërmbrojtës, një qendërmesfushor, një anësor dhe një sulmues.

Aktualisht ai ka gjetur akordin me qendërmbrojtësin e Benfica, Victor Lindelof, për shumën £30.7milionë dhe po shpreson që të rrëmbejë edhe sulmuesin e Real Madrid, Alvaro Morata.

Mourinho