Mourinho huazon dy talentë te Vitesse

Chelsea ka kompletuar një operacion të dyfishtë, duke i huazuar dy futbollistë të rinj te skuadra që garon në futbollin holandez, Vitesse.

Klubi londinez ka dërguar te Vitesse futbollistin 18-vjeçar, Isaiah Broën si dhe mesfushorin 19-vjeçar, Nathan.

Që të dy talentët kanë shkuar te Vitesse në formë huazimi për edicionin e ardhshëm. /Olle