Mourinho heq qafe dy lojtarë të padëshiruar, tani në ofensivë për Xhakën

Jose Mourinho po buzëqesh, pasi dy lojtarët e padëshiruar po i largohen nga Roma.

Mbrojtësi argjentinas Federico Fazio dhe mesfushori afrikan Amadou Diawara do të largohen nga Roma brenda 48 orëve.

Tekniku portugez nuk llogaritë në asnjërin nga lojtarët në fjalë dhe largimi i tyre ishte i pashmangshëm.

Fazio ka arritur marrëveshje me Salernitanën dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

Në anën tjetër ngërçi ishte tek Diawara, por pas takimit të fundit të agjentit të futbollistin me Tiago Pinton është arritur marrëveshja që mesfushori të largohet.

Diawara pritet të huazohet te Valencia e cila do ta ketë mundësinë e blerjes së lojtarit për tetë milionë euro.

Tani Roma do të hidhet në ofensivë që gjatë këtyre tri ditëve të fundit të afatit kalimtar të transferojë Granit Xhakën nga Arsenali.

Londinezët janë të hapur për negociata, por duan së paku 20 milionë euro nga largimi i prishtinasit.

Në rast se nuk arrihet Xhaka, atëherë Roma do ta marrë Danilo Pereiran nga Paris Saint Germain. /Telegrafi/

Ulpiana – Montana: Përfundon ndeshje me këtë rezultat

Distria Krasniqi e artë në Grand Prix të Portugalisë