Mourinho gëzon tifozët e Chelseat

 

Jose Mourinho ka konfirmuar që sulmuesi kryesor i Chelseat, Diego Costa, do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Paris Saint Germainit, që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Diego Costa nuk është në formën më të mirë pasi që nuk është mirë për një futbollist të mos i startojë tri ndeshjet e fundit. Por, ai do të luajë nga minuta e parë ndaj Parisit”, ka thënë Mourinho.

PSG-Chelsea luhet nesër me fillim prej orës 20:45.