Mourinho frikëson lojtarët e tij

Skuadra e tij ka gjashtë pikë epërsi ndaj Manchester Cityt, dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, por menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, beson se katër skuadra janë ende në garë për titull.

Chelsea është duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Blues kanë 67 pikë, gjashtë më tepër se Manchester City, dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Por, pavarësisht avantazhit, Jose Mourinho beson se katër skuadra janë në garë për titull, madje edhe Manchester United që ka 59 pikë.

“Po, kemi më shumë pikë se ata, por loja e tyre në ndeshjet e fundit, na detyrojnë të mendojmë se edhe ata janë kandidat për titull”, deklaroi Mourinho.