Mourinho: E telefonova Perezin për t’ia uruar titullin në basketboll

Jose Mourinho e ka konfirmuar faktin që ka biseduar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, mirëpo jo për një rikthim të mundshëm të tij në “Santiago Bernabeu”.

“Po, kam biseduar me Perezin mirëpo jo për tu rikthyer atje. Unë e telefonova Florentinon për t’ia uruar atij titullin e klubit në basketboll, sepse e di shumë mirë se çfarë vlere ka ai trofe për të”, ka thënë Mourinho për Marcan spanjolle.

Ndryshe, pasardhësi i Carlo Ancelottit pritet të jetë Rafa Benitez ose Jurgen Klopp. /Gazeta Olle