Mourinho: E respektoj vendimin e Cech

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka thënë që e respekton vendimin e Petr Cech, ani pse ai shkoi te rivali i qytetit, Arsenal.

“Petr ka pasur 11 vite fantastike këtu dhe e ka ndihmuar Chelsean të fitojë pothuajse gjithçka që është e mundur të fitohet. I kam kërkuar atij të qëndrojë, por e kuptoj dëshirën e tij për të luajtur çdo javë. Unë e respektoj vendimin e tij”, deklaroi Mourinho.

Ai po ashtu tha se e respekton edhe vendimin e shefit Roman Abramovich, i cili e nderoi Cechun. /Olle