Mourinho e gjen shpëtimtarin e Chelseat

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, është shprehur mjaft i kënaqur me barazimin e arritur ndaj Paris Saint Germainit, duke thënë që më meritori për këtë ishte portieri Thibaut Courtois.

“Ne mund të humnim, ndaj ishte një rezultat i mirë. Nuk po them shumë i mirë sepse kjo varet nga ndeshja e dytë, por mund të them që është një rezultat i mirë kundër një skuadre të fortë me lojtarë fantasktik. Jam i lumtur me performancën e portierit tonë, i cili na shpëtoi dy apo tre gola”, deklaroi Mourinho.

Ndeshja përfundoi baras, 1:1. /GazetaOlle