Mourinho befason me lojtarin që e kërkon

Mediat angleze bëjnë të ditur se Chelsea i Jose Mourinhos po e kërkon Radamel Falcaon, sulmuesin e larguar të Manchester Unitedit.

Kolumbiani nuk do të jetë pas këtij sezoni në ‘Old Traford’, pas shënimit të vetëm katër golave këtë sezon. “Chelsea dhe Tottenham Hitspur janë të interesuar të nënshkruajnë me Falcaon”, shkruan ‘The Mirror’.