Motra e Ronaldos: Irina është për ne si një person i vdekur

Motra e futbollistit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Elma, ka komentuar ndarjen e lojtarit me bukuroshen ruse, Irina Shayk.

Elma deklaroi se jeta për vëllanë e saj vazhdon tutje, teksa Irinën e quan si ‘person të vdekur’.

“Irina është për ne si një person i vdekur. Ne kemi vuajtur pas ndarjes, por duhet të vazhdojmë tutje dhe ta harrojmë atë”, u shpreh Elma, përcjell Metro.

‘Cristiano është mirë me ose pa të dashur në krahët e tij. Ai është i lumtur. Ndarja ishte sikurse e çdo çifti. Ka mbaruar dhe kaq. Tani duhet të vazhdojmë tutje”, shtoi tutje motra e lojtarit.