“Mos i ofroni kontratë Guardiolas”

Legjenda e Bayern Munichut dhe Gjermanise, Franz Beckenbauer, ka folur me superlativa per trajnerin e Bayern Munich, spanjollin Pep Guardiola, duke thënë se ai është nga ata trajnerë që vjen dhe shkon kur të dojë.

“Guardiola nuk ka nevojë për kontratë. Ai është nga ata trajnerë që vjen dhe shkon kur të dojë. Bayerni duhet ta mbajë atë dhe shpresoj se ai do të qëndrojë aty edhe për shumë vite. Ai është trajner perfekt”, eshte shprehur Beckenbauer për Sky.

Beckenbauer po ashtu tha se Guardiola e ka përshtatur shumë mirë tiki-takan me stilin tradicional të Bayernit dhe kjo po tregohet edhe në sukseset e skuadrës