Mos harroni, sonte luhet finale e madhe e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina –Mornar

Sigal Prishtina synon që në vitrinat e saj ta sjellë trofeun e dytë ndërkombëtar.

Bardhekaltrit’ të martën në Prishtinë do ta zhvillojnë ndeshjen e parë finale të Ligës Ballkanike kundër Mornarit. Kampionët e Kosovës besojnë se qysh në ndeshjen e parë do ta bëjnë hapin e madh drejt mbrojtjes së titullit, të cilin e kanë fituar edhe në edicionin e kaluar.

Ndeshja Sigal Prishtina – Mornar zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, raporton Gazetaolle.com. /Olle