Mos fito tani!

Pronarët e skuadrës franceze, PSG, kanë premtuar një premi të madhe për secilin lojtar, nëse arrijnë ta eliminojnë Chelsean gjatë mbrëmjes së të mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

PSG udhëton te Chelsea në të mërkurën, për të zhvilluar ndeshjen e dytë, pasi e para e luajtur në Francë përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

Zyrtarët e skuadrës franceze, kanë premtuar nga 250 mijë euro shpëblim për secilin lojtar të skuadrës, nëse arrijnë të kualifikohen për në cerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Natyrisht se një gjë e tillë do të jetë motivim shtesë për lojtarët e skuadrës franceze që janë në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.