Mos bëni ski në vendin ku u lëndua Schumacher, ja çka i ndodhi një 17-vjeçari

Michael Schumacher ende nuk është shëruar pas aksidentit që pësoi në Alpet franceze në vitin 2013, teksa tani ka ndodhur një tjetër tragjedi në po të njëjtin vend.

Sipas mediave ndërkombëtare, një djalosh 17 vjeçar ka pësuar dëmtime duke bërë ski, i cili nuk ka mundur të mbijetoi nga lëndimet e marra, me ç’rast ka ndërruar jetë, raporton ‘Express.co.uk’.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në resortin luksoz të Meribel në Alpet franceze. Kujtojmë se kampioni i Formula 1, Michael Schumacher ndodhet ende në gjendje të rëndë edhe pse ka dalë nga spitali.