Morina thotë se do të luftojnë me Arbërinë deri në xhiron e fundit për shpëtim

Kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin final të ndeshjes ndaj Drenicës (1-1).

Megjithatë, tekniku kryeqytetas ka premtuar luftë deri në fund të kampionatit.

“Nuk arritëm ta mbanim rezultati, i cili ishte i duhuri për ne. Tashma na vështirësohen punët, por ende asgjë nuk ka përfunduar dhe Arbëria do të luftojë deri në xhiron e fundit”, përfundoi Morina.

Arbëria në ndeshjen e radhës takohet me Llapin, ndërkohë në xhiron e fundit takohet me Dritën.

Aktualisht skuadra nga Dobraja e Madhe ka 37 pikë në klasifikim.