Morina pas humbjes së thellë nga Dukagjini: Klubi ka vendosur themele me njerëz seriozë dhe unë bashk me ekipin nuk jemi duke ia kthyer kurrqysh

Ferizaj u mposht në udhëtim te Dukagjini me rezultat të thellë 4-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Pas ndeshjes, trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina nuk ishte aspak i kënaqur, duke u nisur nga vetja dhe ekipi i tij, shkruan Gazeta Olle.

Ai tha se sot nuk ka funksionuar asgjë dhe me këtë që po tregojnë në fushë nuk po ia kthejnë aspak mirë klubit që po punon shumë për ta.

“Nuk ka funksionu asgjë sot. Ne po japim gola por mandej po bëhet njëfarë katrahure e cila nuk është e mirë për klub dhe për ekip. Klubi ka vendosur themele me njerëz serioz dhe unë bashk me ekipin nuk jemi duke ia kthyer kurrqysh. Po e them këtë si trajner, unë i pari bashk me ata që punojnë me mua, nuk jemi duke ia kthyer klubit kurrqysh. Me lujtë në Superligë e mos me pasë motiv atëherë duhesh me çelë një trafikë me shit fara dhe nuk vjen fare në stërvitje. Je duke i marr rrogat dhe premiat me rregull, atëherë kryetari duket me na largu të gjithëve rend!”, përfundoi Arbnor Morina.

/Gazeta Olle/

Shotani: Drita ka përvojë ndërkombëtare, u munduam të marrim së paku një pikë por nuk ia arritëm

Batatina pas barazimit me Malishevën: Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, e kemi merituar fitoren