Morina paralajmëron edhe ardhje tjera

 Leotrim Bekteshi, Yll Myrta e Diar Miftaraj, janë tri përforcimet e para të bëra të hënën nga klubi i Besës.

Trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, thotë se përforcimet po vijnë për të shtuar konkurrencën.

“Dëshirojmë të rrisim konkurrencën brenda ekipit dhe të kemi mundësinë që të bëjmë rotacion në ekip, në mënyrë që mos t’i bie barra e madhe e kampionatit 3-4 futbollistëve, por të kemi mundësinë t’i pushojmë herë pas here”, tha Morina për GazetaOlle.com.

Ai paralajmëroi edhe ardhje tjera. “Për hirë të vërtetes ka ende futbollistë me të cilët jemi në bisedime dhe të cilët kanë shprehur dëshirën të bëhen pjesë e Besës dhe do të shohim çka do të finalizohet këto ditë”, shtoi ai.