Morina: Morëm golat nga ndërprerjet, por kjo është pjesë e lojës

Ferizaj u mposht në ndeshjen e parë në elitën e futbollit kosovar pas rikthimit nga Liga e Parë.

Bardhekaltrit luajtën në udhëtim te Gjilani, nga të cilët humbën me rezultat 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, trajneri i ferizajasve, Arbnor Morina u shpreh i kënaqur me futbollistëtit e tij dhe e uroi Gjilanin për fitoren.

“Gjilani luajti mirë si gjithmonë. E uroj për fitoren dhe e uroj për suksese në vazhdim. Ne gabuam. Ishin gabime njerëzore. Në përgjithësi isha i kënaqur me lojën dhe i përgëzoj djemtë për paraqitjen. Morëm golat nga ndërprerjet, por kjo është pjesë e lojës së futbollit”, u shpreh Morina pas përfundimit të takimit.

/Gazeta Olle/ 

Ramadani: Tre pikët ishin objektivi kryesor, edhe tifozët i gëzuam me këtë fitore

Idrizi: Kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit