Morina: Disa klube në Kosovë i paguajnë lojtarët me shifra të mëdha, jemi më mirë se Maqedonia e Veriut

Trajneri i futbollit Arbnor Morina në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV ka deklaruar që klubet kosovare po i paguajnë lojtarët më mirë se klubet nga Maqedonia.

Ai ka thënë që pagat në Kosovë janë shumë të larta.

‘Pagat këtu janë shumë të larta, në Kosovë nuk iu vonohen pagat, për dallim prej Maqedonisë”.

“Klubet po harxhojnë shumë, ku matematika e thjeshtë, tregon që as Evropa, nuk ua mbulon shpenzimet”, ka thënë Morina.

Sipas tij, katër klube kanë harxhuar shumë këtë vit në transferime.

Ardian Nuhiu ka arritur 100 ndeshje zyrtare me Dritën, ky është bilanci i trajnerit shkupjan

FFK organizon kursin për trajnerë për Licencën UEFA – B