Morina: Dikush po i shikon ndeshjet e Besës me syze dielli!

Besa e mundi Hajvalinë me shifrat 2:1, për të mbetur në garë për titull.

I kënaqur me pikët e plota mbeti trajneri Arbor Morina. “Po na shfaqet sëmundja e vjetër, shumë raste pak realizime. Kemi probleme edhe me lëndime e kartonë, por që nuk do të flasim për këto gjëra. Ajo çka më gëzon është fakti se lojtarët kanë shumë dëshirë që ta japin maksimumin. Do të tentojmë që t’i përmirësojmë gabimet. Ka disa njerëz që lojërat i Besës i shohin me syze dielli. Kemi treguar lojëra të mirë deri më tash. Diku kemi ngecur, diku kemi luajtur mirë. Do t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund, pa matematika, dhe pa studentë të matematikës”, deklaroi Morina për ‘Super Sport Kosovën’.