Morina: I kemi lënë prapa ata që kanë shpenzuar më shumë se Besa

Prishtina – Besa. Ky është derbi i xhiros së 31-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i pejanëve, Arbnor Morina, e vlerëson lart këtë përballje.”Është një ndeshje në të cilën do të luajmë lojë të hapur, dhe do t’i vazhdojmë lojërat e mirë të këtij kampionati. Gjithmonë jemi të vetëdijshëm se do të kemi disa lojtarë të lënduar dhe me kartonë, por me dëshirën e madhe për t’i mbrojtur ngjyrat e Besës me sukses sikurse deri më tash”, ka thënë Arbnor Morina për Gazetaolle.com.

Besa ndodhet e dyta me 57 pikë, gjashtë më pak se lideri Feronikeli, derisa kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të kampionatit.

Morina e komenton ‘luftën’ për titull. “Është sportive që të ‘luftosh’ deri në fund, derisa ka gjasa. Ne i kemi lënë prapa të tjerët që kanë pasur ambicie për titull, e të cilët kanë shpenzuar më shumë se sa ne. Futbolli për këtë arsye e ka bukurinë e posaçme”, përfundoi Arbnor Morina.