Morën kartonë ndaj Greqisë, dy lojtarët e Kosovës që mungojnë ndaj Spanjës

Fitorja ndaj Gjeorgjisë dhe barazimi me Greqinë e ka ngritur moralin brenda kombëtares së Kosovës.

Sfida e radhës e “Dardanëve” do të jetë ajo kundër Spanjës të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për ballafaqimin me “Furinë e Kuqe” trajneri Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dyshes Lirim Kastrati dhe Besar Halimit, të cilët do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Për ta plotësuar këtë hapësirë, Challandes ka ftuar mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari.

Ende nuk dihet nëse kundër Spanjës do të rikthehen portieri Visar Bekaj i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe sulmuesi Elbasan Rashani që pësoi një lëndim të lehtë në prag të ndeshjes me Greqinë.

Spanja me tri mungesa ndaj Kosovës

Ekipi i Spanjës niset për Prishtinë, nesër përballen me Kosovën