Moratti thumbon Juventusin për shortin e Ligës së Kampionëve: Keq që nuk mund të luajmë me ta

Interi e mbylli fazën e grupeve të Champions League në vend të dytë poshtë Real Madrid, duke u bërë pjesë e 16 skuadrave më të mira të Europës.

Ish-presidenti i famshëm i kampionëve të Italisë, Massimo Moratti u ndal te kundërshtari i ardhshëm, që Interi do e mësojë në shortin që do të hidhet ditën e hënë në Zvicër.

Zikaltrit e Simone Inzaghit do të përballen në raundin e radhës me një nga vendet e para, duke përjashtuar Juventusin, pasi dy ekipe nga i njëjti shtet nuk mund të ndeshen mes tyre në raundin e 1/16-ve.

Lille dhe Ajax janë dy rivalë mëse të pranueshëm, teksa Moratti nuk e kursen ironinë ndaj bardhezinjve të Max Allegrit në prononcimin e bërë gjatë prezantimit të librit të Peppino Prisco-s.

Nuk e di cilin kundërshtar të zgjedh. Ndoshta Lille ose Ajax. Sa keq që nuk mund të përballemi me Juventusin, sepse ata do të ishin kundërshtari më i thjeshtë për Interin”, deklaroi ish-presidenti i klubit nga Milano.

Starton xhiro e fundit në sezonin vjeshtor në BKT Superligë, ndeshje interesante në Lipjan e Gjilan

Sot përballja mes Xhakës dhe Brojës, derbi i shqiptarëve në Premier League