Moratti: Juve fiton tripletën? Vështirë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka kujtuar tripletën e Interit kur është pyetur nëse Juventusi mund ta përsëritë suksesin e zikaltërve.

“Juventus? Kanë bërë shumë mirë, por e kanë edhe një finale e cila do të jetë vërtetë shumë e vështirë. Më kujtohet tripleta e Interit, e cila ishte shumë speciale. Ajo mbrëmje në Madrid ishte vërtetë magjike”, deklaroi Moratti.

Juventusi ka fituar deri më tani Serien A dhe Kupën e Italisë dhe për të kompletuar tripletën, i duhet edhe trofeu i Berlinit. /Gazeta Olle